Specialist i Menaxhimit të Kontratës

Punajuaj
  • Post Date: November 15, 2021
  • Apply Before: January 14, 2022
  • Applications 0
  • Views 0
Job Overview

Porsche Finance Group   (PFG AL)  shpall njoftim për pozicionin vakant të specialistit për Menaxhimin e Kontratës

Periudha e punësimit : 14 muaj  

Raporton pranë Drejtorit Lokal

Detyrat

  • Te angazhohet per mbledhjen dhe kontrollin cilësor të dokumentacionit, për aplikimet në proces, sipas procedurave të brendshme të PFG AL
  • Përgatitja e analizës financiare për aftesitë paguese të klientit sipas procedurave të brendshme të kompanisë
  • Është ne kontakt me strukturën e shitjes për statusin e procesit të aplikimit, dokumentacionin në lidhje me regjistrimin dhe dorëzimin e mjetit, kontratën dhe dorëzimin e dokumentave të tjerë sipas procedurave të brendshme të kompanisë
  • Përgatit, plotëson dhe menaxhon dokumentacionin e nevojshëm në dosjen e klientit  për  procesin e arkivimit
  • Ndjek të gjitha procedurat në lidhje me kërkesat e klientëve në mbyllje kontrate ose tjetërsim sipas procedurave të brendshme të kompanisë.
  • Monitoron, mirëmban dhe përditëson të dhënat e databazes së klientëve në  sistemet e brendshme të kompanisë
  • Identifikon dhe zgjidh cdo kërkesë ose  ankesë  të klientëve, duke bashkëpunuar edhe me struktura dhe departamente të tjera nëse është e nevojshme.
  • Ruajtja e niveleve të larta të konfidencialitetit dhe sigurimi i cilësisë në shërbimin e klientit

Kualifikimet

  • Diplomë Universiteti  në Ekonomi
  • Të ketë minimumi 4 vite eksperiencë në sektorin bankar në shërbimin me klientët.
  • T’u ofrojë shërbim cilësor klientëve.
  • Njohuri gjithëpërfshirëse për punën në sistemin bankar dhe financiar, duke përfshirë njohjen e rrezikut të kredisë,  politikave dhe rregulloreve të ndryshme, si dhe kuadrin ligjor.
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, duke përfshirë aftësitë në MS Excel dhe përgatitjen e pasqyrave financiare për analizën financiare.
  • Aftësi shumë të mira në komunikimin me shkrim, njohuri verbale dhe jo-verbale në anglisht
  • Aftësi të shkëlqyera pune në grup
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe punë të pavarur gjatë kryerjes së detyrës

Personat e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar brenda datës 26.11.2021, dokumentat si më poshtë

  • Leter “Shprehje Interesi” për pozicionin (Anglisht)
  • CV (Anglisht)

Kontakt: info@porscheleasing.al

Vetëm kandidatet e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.

Job Detail
  • Offerd Salary0- £15,000
  • Career LevelManager
  • Experience4 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.