Specialist i Sherbimit te Klientit dhe Intership ne Zyrat Qendrore

Application deadline date has been passed for this Job.
This job has been Expired
Punajuaj
  • Post Date: December 14, 2021
  • Applications 0
  • Views 139
Job Overview

KREDO FINANCE do te punesoje kete muaj dhe Janar 2022 gjithsej:
A) 26 Specialiste Sherbim Klienti Tirane – 17 punonjes  Durres – 2 punonjes Fushe Kruje – 2 punonjes Lushnje – 2 punonjes Rreshen – 2 punonjes Shkoder – 1 punonjes
B) 20 punonjes per programin e Internship ne Drejtori Qendrore

Cfare kerkohet ?
Kandidatet do te duhet te sherbejne me cilesi Klientet tane, te kene aftesi shume te mira shitese per produktet tona te kredise, te jene te afte per te pervetesuar shpejt trajnimin qe marrin mbi proceset tona te brendshme!
Specialist Sherbim Klienti – duhet te kete diplome te perfunduar universitare dhe preferohet me te pakten 1 vit experience pune ne industri te ngjashme. Internship – duhet te kete perfunduar te pakten nje vit universitar

Kush jemi ne ?

Kredo Financë shpke licensuar nga Banka e Shqipërisë më 22 Nëntor, 2017 filloi kredidhënien më 20 Janar 2018. Një kompani inovative FinTech pjesë e Eleving Group, e cila zbaton standardet më të larta profesionale për të ofruar një zgjidhje të shpejtë dhe të lehtë për mikro-kreditim për individët. Kredo Financë ofron për klientët a saj kredi konsumatore të shpejtë për individë, duke paraqitur si dokumentacion vetëm kartën e identitetit.

Kredo Financë arriti të zgjeronte biznesin e saj me një shtrirje të gjerë të rrjetit të degëve, sot jane 43 degë në të gjithë Shqipërinë, dhe një staf prej 205 punonjësish. Kredo Finance beson fortësisht se të gjithë duhet të kenë akses në financim, pikërisht në momentin që atyre i’u nevojitet më tepër dhe për këtë vijon te zgjeroje aksesin ne financim me alternativa te tjera si bashkepunime me partnere kyc te tregut dhe se fundmi me lancimin e procesit te aplikimit per kredi teresisht online.

Lexoni me teper per ne ne www.kredo.al  Eleving Group, aksioneri i Kredo Finance, është një investitor strategjik i cili ka një histori të qëndrueshme  në 17 vende në të gjithë botën, qe krenohet me një shpërndarje të mençur të kapitalit, përfshirë këtu dhe blerjet fitimprurëse. Eleving Group është një nga grupet më të mëdha evropiane të huadhënësve e orientuar drejt rritjes.  Lexoni me teper per aksionerin tone www.eleving.com

Detyrat

Cfare ofrojme?
Vleresim dhe Zhvillim Profesional Ne Kredo Finance, ka nje strukture dhe proces serioz te ndertuar me profesionalizem te te vleresuarit te performances me pritshmeri dhe indikatore te matshem, e cila siguron transparence dhe njetrajtshmeri te trajtimit per cdo punonjes. Kredo Finance merr shume seriozisht dhe investon konsiderueshem ne rritjen e vazhdueshme të kapaciteteve të punonjësve, nëpërmjet trajnimeve, përmirësimeve individuale si profesionale ashtu dhe ndërpersonale. Nuk ka rendesi se si hyn ne Kredo.al, por eshte e sigurte qe qendrimi dhe rritja ne karriere bazohen vetem ne meritrokaci. 46% e punonjesve ne nivel menaxherial vijne si promovime te punonjesve qe me pare mbanin nje pozicion specialist, rrjedhoje kjo e zhvillimit te tyre profesional ne Kredo.al  Ne pyetesoret vjetore ku merret vleresimi i punonjesve per Kredo.al, kjo pike ka marre nga 97.3% te punonjesve piket maksimale.
– Harmoni dhe fryme bashkepunimi Ne Kredo Finance dallohet lehte qe ne ditet e para te punesimit fryma bashkepunuese ne cdo nivel hirearkie apo cdo njesi dhe departament. Ne Kredo Finance nuk ka nenpunes dhe drejtor, por vetem punonjes me cilesi dhe aftesi te ndryshme teknike, eksperte ne fusha te ndryshme qe komunikojne ne nje gjuhe te thjeshte dhe miqesore per te arritur nje qellim te perbashket. Ne pyetesoret vjetore ku merret vleresimi i punonjesve per Kredo.al, 99.6% e punojesve kane zgjedhur “frymen e bashkepunimit” dhe “harmonine mes kolegeve” si dy nga pikat me te forta te Kredo Finance.
– Pakete konkurruese dhe motivuese Benefitesh Paketat e motivimit te stafit te ndertuara ne baze te studimeve te tregut dhe me ekspertizen e duhur, sigurojne benefite konkuruese ne treg duke perfshire pervec pages baze, shumellojshmeri benefitesh te tjera si karta shendeti, fond pensioni privat dhe bonuse performance mujore. Paga bruto minimale ne kompani per cdo pozicion eshte 45,000 ALL dhe cdo vit implementohet rritje page bazuar ne arritjet e performances dhe ekspertizes se pervetesuar te punonjesit. Interns paguhen 10,000 ALL bruto ne muaj dhe program i internship zgjat deri ne 3 muaj. Skema e bonusit mujor aplikohet per disa indikatore performance secila me peshen e saj sipas rendesise qe ne total mund te arrijne nje kompensim mujor deri ne 1/3 e pages.

 

Klikoni ne kete link dhe testoni veten nese kualifikoheni per nje interviste ne Kredo.al si Specialiste
Sherbimi – https://forms.gle/wpTH2CjcbyNupiMH9  
Klikoni ne kete link per programin internship te Kredo.al per te rezervuar intervisten tuaj me nje ekspertet e Kredo.al  https://forms.gle/EeW57MiFox6teNGw9

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • Experience2 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.