Job Overview
Përgjegjës për zhvillimin dhe implementimin e aplikacioneve software, ndërfaqeve të sistemeve dhe shërbimeve të tjera që përmirësojnë produktivitetin dhe efikasitetin e biznesit. Përkthen kërkesat e biznesit në specifikime teknike dhe aplikon ndryshimet në platformat ekzistuese duke punuar individualisht ose si pjesë e një ekipi. Identifikon dhe riparon gabimet e sistemeve duke siguruar aplikacione pa probleme dhe me performancë optimale.
Detyrat
- Projekton bazat e të dhënave, aplikacionet software dhe ndërfaqet midis sistemeve duke përdorur gjuhë të ndryshme programimi dhe mjete të zhvillimit të platformave
- Përkthen kërkesat e biznesit në kod programesh të shfrytëzueshme duke analizuar nevojat e klientëve dhe ndërthurjen e proceseve për të dizenjuar sisteme informacioni që përmbushin kërkesat.
- Analizon, përcakton dhe përgatit specifikimet teknike dhe kërkesat e aplikacioneve software ndaj të dhënave, hapave të punës, proceseve logjike, ndër faqeve dhe rezultateve.
- Ndërton aplikacione software dhe baza të ndryshme të dhënash, procese të reja pune, versione për regjistrimin e të dhënave, ndërfaqe të sistemeve dhe përdoruesve, mjete për vlefshmërinë e të dhënave dhe raporte të ndryshme;
- Teston aplikacionet software Ndërton dhe përditëson raporte të ndryshme sipas nevojave të biznesit & skemës së dakorduar të raportimit duke siguruar saktësinë & cilësinë e tyre;
- Ofron asistencën teknike duke ju përgjigjur pyetjeve në lidhje me proceset e punës në sisteme, ndërfaqet, dështimet e detyrave automatike, mesazhet e gabimeve, problemet e regjistrimit të të dhënave, rregullat e vlefshmërisë apo prodhimin e raporteve;
- Merr pjesë aktivisht në projekte që përfshijnë sistemet e informacionit, drejton zhvillimet teknike duke siguruar përputhjen me kërkesat dhe specifikimet teknike;
- Raporton mbi statusin e zhvillimeve deri në përfundimin e suksesshëm të projekteve;
- Këshillon mbi praktikat më të mira teknike dhe masat standarte të sigurisë që duhet të zbatohen në zhvillimet e reja apo ndryshimet e kërkuara në sistemet ekzistuese.
Kualifikimet
- Minimumi 1 vit eksperiencë në zhvillimin e programeve dhe aplikacioneve web;
- Aftësi Teknike në – Sistemet e operimit Windows, Linux, Android.
- Njohuri nga bazat e të dhënave relacionale si: MSSQL Server dhe/ose Oracle, MySQL, PostgreSQL si edhe njohuri në T-SQL.
- Të ketë njohuri shumë të mira në të paktën 2 nga këto gjuhë programimi: PHP + HTML/XML/CSS, C#, ASP .NET, Python, Java Script, Ajax, Java, jQL.
- Shërbimet e web serverave si IIS, Apache, Jetty dhe FTP;
- Zotërimi i çertifikatave të Microsoft dhe/ose njohuri në programim për Android apo iOS përbëjnë avantazh;
- Njohuri shumë të mira në teknikat e grumbullimit, përpunimit, ekstraktimit dhe raportimit të informacionit (DWH, ETL, SSIS, SSRS, Crystal Reports).;
- Aftësi në drejtimin teknik të projekteve që lidhen me Tenkologjinë e Informacionit dhe gjithashtu aftësi shumë të mira trajnimi dhe prezantimi;
- Aftësi të treguara në menaxhimin eficent të prioriteve të shumëanshme;
- Diplomë universitare në shkenca kompjuterike apo degë të ngjashme;
Dërgoni aplikimin tuaj në adresën humanresources@noa.com.al
Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar për pozicionin përkatës. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
Job Detail
-
Offerd Salary0- £15,000
-
Career LevelOthers
-
ExperienceLess than 1 Year
-
GenderBoth
-
INDUSTRYDevelopment
-
QualificationDiploma