Specialist IT

Punajuaj
  • Post Date: January 11, 2022
  • Apply Before: May 12, 2022
  • Applications 0
  • Views 8
Job Overview

AlbSolution kompania që merret me tregtim të materialeve të pastrimit, detergjentë pastrimi, artikujt të ndryshëm industrial, kërkon të punësojë:

Specialist IT

QËLLIM BAZË:

Krijimi, implementimi, mirëmbajtja e infrastrukturës fizike të rrjetit LAN dhe WAN, menaxhimi dhe mirëmbajtja e informacionit nëpërmjet programeve që ka në zotërim institucioni, si dhe instalimi i programeve të reja ndihmëse dhe plotësimi i kërkesave në zhvillim.

Detyrat

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

  • Administron dhe mirëmban rrjetin kompjuterik të institucionit, pajisjet elektronike, sigurinë e email-it dhe internetit, sistemin e serverave, sistemin e back-up-it, racks, ups, routers, switches, firewalls etj.
  • Përgjigjet dhe mirëmban sistemin e komunikimit në rrjet të institucionit dhe merr masa për shfrytëzimin racional të pajisjeve elektronike, ndjek dhe eliminon me saktësi dhe në një kohë sa më të shkurtër të gjithë defektet në pajisjet elektronike që ka në përdorim personeli i institucionit.
  • Kryen studime, projektime, standardizime të teknologjive të reja të rrjetit me sistemet informatike dhe pajisjet informatike.
  • Në bashkëpunim me strukturat e tjera bën përzgjedhjen e programeve më të përshtatshme, instalon programet e reja dhe unifikon përdorimin e tyre brenda institucionit.
  • Përditëson informacionin në faqen zyrtare të internetit të institucionit, në bashkëpunim me njësitë e tjera dhe nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Drejtorit të drejtorisë

. Në bashkëpunim me strukturat e tjera ndihmon stafin  ne proceset e Microsoft Dynamics NAV

  • Analizon problemet që kanë të bëjnë me përpunimin e informacionit që do të informatizohet dhe ndërton bazën e të dhënave për ligjet dhe akte të tjera.
  • Kryen detyra të tjera përkatëse që i caktohen

Kualifikimet

Kërkesat e profilit

Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

  • Të ketë 3-4 vite eksperience pune;
  • Diplomë në Informatike  ose fusha të ngjashme;
  • Aftësi të shkëlqyera analizuese dhe raportuese;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Njohuri shumë të mira të anglishtes, njohuri të shkëlqyera kompjuterike;
  • Menaxhon mirë stresin dhe fluksin e lartë të punës;

Personat e interesuar mund të kontaktojnë në adresat e mëposhtme:

Email:             hr@albgroup.al

Tel:                  067 40 100 44

Adresa:            “Mall of Tirana”  Kompleksi Tirana Industrial Park, kapanoni 27, Kashar

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • Experience2 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYIT
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.