Specialist Operacional i Marketingut

Application deadline date has been passed for this Job.
This job has been Expired
Punajuaj
  • Post Date: December 1, 2021
  • Applications 0
  • Views 97
Job Overview

Pozicion Vakant

Balkan Finance Investment Group, Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale. Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Pozicioni: Specialist Operacional i Marketingut

Departamenti: Marketing

Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Menaxhimi i detyrave dhe proceseve operacionale për përgatitjen dhe zbatimin e praktikave dhe strategjive në funksion të arritjes së objektivave të departamentit.  

Detyrat

  • Menaxhon dhe monitoron në bazë ditore proceset operacionale për zhvillimin e aktiviteteve marketing të kompanisë dhe klientëve të saj;
  • Koordinon punët me palë të treta (kontraktuale ose jo) për të siguruar mbarëvajtjen e aktiviteteve;
  • Kryen porosi për blerje të ndryshme, si dhe monitoron mbledhjen e ofertave;
  • Ndjek dhe finalizon blerjet dhe porositë e bëra deri në implementimin e tyre;
  • Monitoron faturimet dhe kryerjen e pagesave nga departamentet e financës;
  • Komunikon me departamentet e tjera për çështje operacionale;
  • Kujdeset që çdo fushatë, event BTL, të finalizohet dhe implementohet sipas guidelines të dhëna nga supervizori;
  • Raporton statuset e punëve në proces në baza ditore tek supervisori.

Kualifikimet

Eksperiencat e punës:

  • Të ketë të paktën 2 vite eksperiencë pune në pozicion të ngjashëm.

Aftësi të tjera:

  • Të zotërojë diplomë universitare. E preferuar diplomë në shkencat ekonomike;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese;
  • Aftësi shumë të mira për të bashkëpunuar dhe për të bashkërenduar procese të ndryshme;
  • Aftësi për të punuar nën presionin e kohës dhe afateve të caktuara;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Njohuri shumë të mira në programet e paketës Microsoft Office;
  • Dëshirë për të mësuar dhe për t’u përshtatur me dinamikën e punës.

Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre  dhe letrën e motivimit në adresën hr@balfinrealestate.al me subjekt: Specialist Operacional i Marketingut.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • Experience2 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.