Job Overview
Intesa Sanpaolo Bank Albania kërkon të punësojë: Specialist për Administrimin e Përcaktimit të Çmimeve, Departmenti i “Network Planning, Monitoring & Pricing”, Divizioni i Retail-it, në Tiranë.
Detyrat
Brenda strukturës përkatëse, kandidati ka për qëllim të bashkëpunojë për:
- Të përcaktuar dhe zhvilluar metodologjinë e duhur të çmimeve për produkte dhe segmente të ndryshme, duke shfrytëzuar përvojat më të mira të Intesa Sanpaolo Bank Albania;
- Të zgjedhë dhe zbatojë, në koordinim me Bankat e Huaja të Intesa Sanpaolo, mjetet specifike për të menaxhuar çmimet, në përputhje me metodologjinë e zgjedhur;
- Të analizojë zgjidhje dhe teknika inovative të metodologjisë së çmimeve, bazuar në “Big Data”, ndjeshmërinë e sjelljes së çmimeve dhe llogaritjen e elasticitetit individual.
- Të asistojë Funksionin e Administrimit të Përcaktimit të Çmimeve në kryerjen e analizave cilësore dhe sasiore dhe të analizojë ndikimet financiare dhe argumentet përkatës në mbështetje të përcaktimit të çmimeve;
- Të ndjekë të gjitha vendimet e marra në lidhje me përcaktimin përfundimtar të çmimeve, duke mbështetur segmentet e Individëve Korporatave dhe produktet në funksion të vlerësimit të efektivitetit të masave të marra për përcaktimin e çmimeve pas zbatimit të tyre si dhe të rekomandojë veprimet rregulluese nëse është e nevojshme;
- Të monitorojë çmimet e konkurrentëve dhe të informojë dhe përditësojë Funksionin e Administrimit të Përcaktimit të Çmimeve;
Kualifikimet
Kërkesat/aftësitë:
- Vlerësimi i kostove të produktit për zhvillimin e strategjive të përcaktimit të çmimeve;
- Specialisti për përcaktimin e çmimeve duhet të ketë njohuri të mira të studimit të tregut të Bankës;
- Ky pozicion kërkon aftësi shumë të mira në fushën e matematikës dhe aftësi për të kuptuar strukturat dhe tendencat e marketingut;
- Eksperienca në menaxhimin e “data analytics” (përpunim analitik i të dhënave), preferohet në sistemin bankar;
- Diplomë universitare për Matematikë, Statistikë, Business Informatics;
- Njohje shumë të mira të gjuhës angleze;
- Njohja e gjuhës italiane përbën avantazh.
Aplikantët duhet të dorëzojnë një kopje të detajuar të CV-së në gjuhën angleze.
Emaili: hr@intesasanpaolobank.al
Job Detail
-
Career LevelOthers
-
Experience3 Years
-
GenderBoth
-
INDUSTRYBanking
-
QualificationDiploma