Specialist ThesariSpecialist Thesari

This job has been Expired
Punajuaj
  • Post Date: November 12, 2021
  • Apply Before: January 11, 2022
  • Applications 0
  • Views 10
Job Overview

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale. Kompania Green Coast, pjesë e Grupit Balfin, është një kompani e fokusuar në projektimin, ndërtimin, vënien në shfrytëzim, administrimin, mirëmbajtjen, operimin e Resorteve Turistike, zhvillimin e Objekteve dhe Fshatrave Turistike dhe njësive të hotelerisë.
Pozicioni:  Specialist Thesari
Departamenti: Financë
Vendndodhja:  Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Specialisti i Thesarit është përgjegjës për evidentimin, klasifikimin dhe regjistrimin e dokumentacionit bazë financiar dhe kontabël, bën rakordimet me furnitorët/klientët dhe raportimet financiare.

Detyrat

  • Përgatitja e raporteve ditore të gjendjes dhe lëvizjes së fondeve në banka/arkë;
  • Planifikimi dhe sigurimi i fondeve për pagesa sipas planit të aprovuar të pagesave;
  • Rakordimi periodik i gjendjes së llogarive bankare me ato në kontabël;
  • Kontrolli i saktësisë së hedhjes së veprimeve financiare me bankat;
  • Përgatitja e dokumentacionit mbështetës të pagesave sipas procedurave të kompanisë, finalizimi i pagesave në bankë;
  • Mirëmbajtja e listës së furnitorëve me të dhënat përkatëse;
  • Përgatitja e raporteve periodike Kredi & kolaterali, kontabilizimi i kredisë AFG-AFSH;
  • Koordinimi i marrëdhënieve me bankat për mbarëvajtjen dhe mirë-administrimin e llogarive bankare të kompanisë;
  • Koordinimi me kompanitë e grupit për menaxhimin sa më të mirë të fondeve;
  • Përgatitja e Cash Flow të shoqërisë në baza mujore;
  • Ndjekja e raporteve të kliringut për shoqërinë dhe kompanive ndërvepruese;
  • Ndjekja e databazës së pronave të shoqërisë;
  • Ndjekje deri në protokollim i të gjithë kontratave me palët e treta;
  • Çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga drejtuesi i departamentit.

Kualifikimet

Edukimi: Të ketë diplomë universitare në degën Financë ose/dhe Kontabilitet.
Kualifikime të tjera:

  • Të ketë jo më pak se 3 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme;
  • Të zotërojë programet bazë të kompjuterit (Paketa Office, Financa 5, etj.);
  • Preferohet të ketë njohuri të programeve të kontabilitetit;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe për të punuar në grup;
  • Aftësi analitike shumë të mira, saktësi në kryerjen e detyrave;
  • I/E motivuar dhe i/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur;
  • Fleksibël në orare;
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze.

Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adresën e email-it hr@greencoast.al me subjekt GC Specialist Thesari_1121  
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Job Detail
  • Offerd Salary0- £15,000
  • Career LevelOthers
  • Experience3 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYFinance
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.