Job Overview
ITD Shpk, kërkon të punësojë: Specialiste Logjistike per Blerje
Përshkrimi i postit: Specialist i logjistikës për blerjet është punonjësi që mban marredheniet me furnitoret e kompanise qe ne momentin e procesimit te porosise dhe deri ne mberritjen e mallit ne destinacion.
Detyrat
- Kryen te gjitha proceset logjistike të eksport–importit të produkteve.
- Organizon transportin e mallit deri ne destinacion bazuar ne incoterms perkates.
- Procedon me sigurimin e mallit ne transport.
- Mban marredheniet me agjentin doganor dhe zyrat doganore/pikat e tranzitit per importin/exportin e mallit.
- Pergatit dokumentacionin përkatës per import/export me të gjithë elementet e tij duke ja derguar agjentit doganor.
- Bën procesimin e claimeve dhe ndjekjen deri në përfundim të tyre.
- Regjistron ne sistemin e brendshem te kompanise te gjitha porositë,
- Fletëhyrjet, kostot shtese me të gjithë elementët e domosdoshëm, si kushtet e pagesës, koha e lëvrimit, etj, si dhe përditëson informacionet.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet e larta. (të preferueshme shkencat ekzakte; Matematikë, Fizikë, etj.).
- Të ketë njohuri shumë të mira rreth programeve bazë kompjuterike (word, excel, etj.).
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (shkrim dhe komunikim).
- Të ketë aftësi shumë të mira organizative.
- Të ketë aftësi të përballojë ngarkesë pune.
Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-të dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al
Job Detail
-
Career LevelOthers
-
Experience2 Years
-
GenderFemale
-
INDUSTRYManagement
-
QualificationDiploma