Specialiste Shitjesh

Punajuaj
  • Post Date: November 16, 2021
  • Apply Before: January 15, 2022
  • Applications 0
  • Views 8
Job Overview

Cocoshop eshte nje rrjet dyqanesh me produkte kozmetike organike, ne kategorine makeup, dhe produkte per kujdesin e fytyres, flokeve dhe trupit.

Jemi duke kerkuar nje punonjese me aftesi te shkelqyera komunikimi dhe me pasion per kujdesin ndaj vetes.

Vlesojme se tepermi entuziazmin, sjelljen aktive, perkushtimin dhe deshiren per te mesuar. Nje kandidat potencial duhet te dije te krijoje nje atmosfere te kendshme per klientin, duke bere sugjerimet e duhura ne baze te problemit apo kerkeses specifike. Njohurite per makeup apo mbi aplikimin e makeup tek personat e tjere perbejne avantazh por nuk jane kusht i domosdoshem.

Eksperienca ne aktivitet te ngjashem eshte perparesi, por nuk perben prioritet. Jemi te gatshem qe nje kandidati absolutisht pa eksperience, t’i japim te gjithe kohen dhe ndihmen e nevojshme per te arritur ne nivelin e kerkuar.
Duke patur nje staf te restriktuar, pozicioni i punes do te kete perfshirje aktive ne te gjitha aktivitetet per mbarevajtjen e punes, si per shembull dhenia e ideve apo propozimeve per aktivitetet e marketingut por jo vetem.

Orari i punes: Idealisht, kandidati duhet te jete i gatshem te punoje 40 ore ne jave, por do te konsiderohen edhe aplikimet per kohe te pjesshme. Jemi plotesisht fleksibel ndaj orarit, ku orari mund te vendoset ne baze javore dhe do te merren parasysh deshirat ose preokupimet e tjera te punonjesit. Me teper per kete do te diskutohet gjate intervistes.

Jemi me teper te interesuar tek sjellja aktive dhe perkushtimi, sesa tek koha fikse e qendrimit ne vendin e punes.

Tek Cocoshop do te gjeni nje ambient shume te kendshem dhe miqesor pune. Nepermjet ketij pozicioni do te keni mundesi te permiresoni aftesite e komunikimit, si dhe do te krijoni njohuri te avancuara mbi kujdesin e lekures, flokut dhe makeup.

Detyrat

  • Kujdeset per procesin e shitjes dhe komunikimit me klientet.
  • Njeh ne menyre te shkelqyer produktet e dyqanit, duke qene i afte per te dhene propozime ose sugjerime ne varesi te nevojave te klientit.
  • Ka njohuri te avancuara per perberesit e produkteve kozmetike dhe funksionet e tyre.
  • Merr pjese aktive ne mbarevajtjen e dyqanit.

Kualifikimet

  • Kandidati duhet te kete mbaruar arsimin e larte ose te jete ne proces e siper.
  • Njohuri te mira te gjuhes angleze dhe/ose italiane.
  • Aftesi menaxheriale dhe pune ne grup.

Nese zgjidheni per pozicionin, do i nenshtroheni nje periudhe trajnimi / prove 10 ditore. Ne fund te kesaj periudhe, ne varesi te rezultatit, njohurive dhe progresit te arritur, do ju propozohet nje page fillestare ne rangun 50000 – 80000 leke.

Theksojme se paga eshte progresive dhe do te shkoje drejt rritjes ne varesi te njohurive dhe avancimit te deshmuar gjate punes.
Per te aplikuar ne kete pozicion pune, ju lutem dergoni CV me foto dhe nje leter prezantimi/motivuese tek contact@cocomed.al

Nuk do te konsiderohen aplikimet pa nje leter prezantimi/motivuese. Vetem kandidatet e perzgjedhura do te kontaktohen per interviste. Per cdo paqartesi ose pyetje ne lidhje me pozicionin mund te dergoni email ose te pyesni tek +355692807434.

Job Detail
  • Offerd Salary0- £15,000
  • Career LevelManager
  • Experience2 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.