Supervizor/e Thesari

Application deadline date has been passed for this Job.
This job has been Expired
Punajuaj
  • Post Date: December 7, 2021
  • Applications 0
  • Views 16
Job Overview

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
SPAR Albania është pjesë e BALFIN Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit“SPAR”.

Pozicioni: Supervizor Thesari
Departamenti: Finance
Grada: 9
Vendodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Përgjegjësi i thesarit është përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të detyrave të tij/saj në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë

Detyrat

Përgjegjësitë kryesore:
• Menaxhon të gjitha proceset e pagesave sipas afateve të përcaktuara me furnitorët në kontratë shoqëruar me dokumentacionin e nevojshëm sipas standarteve dhe procedurave të kompanisë;
• Monitoron gjendjen e fondeve në markete, depozitimin e fondeve në bankë dhe kontrollet përkatëse;
• Monitoron pagesat nga arka shoqëruar me dokumentacionin përkatës;
• Monitoron regjistrimin e statement të bankës dhe konfirmimin e balancave mujore/vjetore;
• Raporton gjendjen e fondeve të disponueshme me bazë ditore dhe përgatit planin e pagesave;
• Mbikqyr me bazë ditore funksionimin e sistemit kontabël dhe llogarive financiare përkatëse duke përfshirë rakordimin bankar, kreditorët dhe llogaritë e ndërmjetme;
• Përgatit raportin e financimeve të shoqërisë;
• Përgatit planifikimit e fluksese hyrëse dhe dalëse të kompanisë për një periudhë 12 mujore;
• Arkivon dokumentat e pagesave në bankë;
• Kordinon procesin e linjave të financimit dhe dokumentacionet e nevojshme të kërkuara nga institucionet e financimit;
• Përgatit raporte të tjera të nevojshme sipas kërkesave të kompanisë;

Kualifikimet

Kërkesat:
Edukimi: Të ketë kryer studimet e larta ne degët Ekonomi/Finance.
Eksperiencat e punës: Të ketë minimumi 2 vite eksperiencë pune të ngjashme.
Kualifikime të tjera:
• Gjuhët e folura: Anglisht;
• Njohuri të mira mbi Financën 5 dhe Exel.
Aftësi të tjera
:
• Aftësi të mira komunikuese;
• Sistematik/e dhe i/e organizua.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@spar.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin, online nëpërmjet faqes së Web-it Spar.al, ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • Experience2 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYFinance
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.