Supervizor Shitje

Punajuaj
  • Post Date: November 23, 2021
  • Apply Before: January 22, 2022
  • Applications 0
  • Views 3
Job Overview

A.M.G shpk – Algida® është një kompani me eksperiencë 20 vjeçare në inportimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore të ndryshme të ngrira. Sot jemi prezentë në të gjithë tregun shqiptar me një gamë të gjerë produktesh. Për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm kompania është në kërkim të stafit të ri energjik dhe me dëshirë për rritje profesionale.

Detyrat

  • Përgjegjës për zonat në ngarkim, për asetet e kompanisë dhe mbarëvajtjen e ngushtë të mardhënieve me klientët potencial.
  • Përgjegjës direkt për realizimin e planit të zonave në ngarkim dhe mbajtjen nën kontroll të njësive për pozicionimin e produkteve në raft dhe plotësimin me gjithë gamën e produkteve që kompania disponon.
  • Organizon dhe koordinon routin për përfaqësuesit e shitjeve.
  • Orienton dhe trajnon agjentet e rinj.
  • Ndjek performancën e shitjeve në mënyrë periodike javore, mujore, 3 mujore.
  • Është përgjegjës për promovimin e produkteve të reja dhe krijimin dhe bashkëpunimin me klientët e rinj.
  • Ofron propozime në lidhje me organizimin e punës në terren.

Kualifikimet

  • Arsim i larte.
  • Eksperiencë pune 2-5 vite në supervizimin e shitjeve të produkteve ushqimore, si dhe në shitjet e drejtëpërdrejta.
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe programeve të shitjes.
  • Njohuri shumë të mira të tregut ushqimor dhe rrjeteve.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese, negociuese dhe vendimmarrëse.
  • Të jetë një person bashkëpunues, i përgjegjshëm dhe me integritet.
  • Të zotërojë leje drejtimi të klasit B.

Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV me foto dhe Letër Interesi me email në adresën: hr@amgfood.com
Vetem aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen brenda 48 orëve nga marrja e aplikimit.
A.M.G shpk- Algida® promovon shanset e barabarta!

Job Detail
  • Offerd Salary0- £15,000
  • Career LevelOthers
  • Experience2 Years
  • GenderMale
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.