Qendra e kurseve Kristofor Kolombi me gamën më të gjerë të kurseve të gjuhëve të huaja, kompjuterike dhe profesionale në Shqipëri, kërkon të punësojë Supervizore në Mësimdhënie.

Detyrat:
1. Kujdeset për mbarvajtjen e mësimdhënies.
2. Organizon takimet me studentët.
3. Trajnon dhe supervizon profesorët e rinj që të aplikojnë standartin e mësimdhënies te Kristofor Kolombi.
4. Ndihmon në projekte që ka qendra në lidhje me mësimdhënien.
5. Shoqëron stafin e ri në projekte mësimdhënie jashtë shtetit.

Kualifikimet / Kërkesat
1. Të jetë diplomuar, me shkollë të Lartë.
2. Të ketë eksperiencë pune (minimalisht 2 vite, që ka lidhje me mësimdhënien/ menaxhimin).
3. Të ketë njohuri të paketës Microsoft Office.
4. Të ketë aftësi shumë të mira në komunikim.
5. Të jetë serioze dhe e përgjegjshme në punë.
6. Të jetë e aftë për të punuar në grup.
7. Të ketë dy referenca të punëve të mëparshme.

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën e e-mailit: info@kristoforkolombi.com.