Teknik Elektrik

Punajuaj
  • Post Date: January 12, 2022
  • Apply Before: May 13, 2022
  • Applications 0
  • Views 5
Job Overview

Teoren prej 15 vitesh, operon në tregun Shqiptar me tregëtimin dhe shërbimin në sektorët Elektrik, Ndricim, Hidroteknik, Hidrosanitar, HVAC, Trajtim Uji etj.
Për nevojat e kompanisë kërkon të rekrutojë personel sipas profileve të meposhtme: TEKNIK ELEKTRIK

Detyrat

Përgjegjësitë kryesore:

  • Instalim sherbim dhe kontroll i produkteve, sistemeve apo impianteve të ndryshme në këtë profil.
  • Evidentim i defekteve gjatë sherbimeve dhe ndërhyrje për riparimin e menjëhershëm.
  • Verifikim dhe ekzekutim i projekteve zbatuese.
  • Ekzekutim i programit të mirëmbajtjes dhe shërbimit në pajisje.
  • Ndjekje e proçedurave të përcaktuara dhe plotësim i dokumentacionit teknik.

Kualifikimet

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Diploma e Shkollës së Mesme Profesionale, dega Elektrike, ose trajnim professional i certifikuar për Teknik Elektrik
  • Minimum 2 vjet eksperiencë në instalime dhe mirembajtje të sistemeve elektrike 1 apo 3 fazore, Pajisjeve Eletrike, Elektroshtepiake, Automatizim, HVAC apo Industriale.
  • Njohuri në përdorimin e kodeve elektrike kombëtare.
  • Aftësi për të diagnostifikuar me saktësi e shpejtësi defektet dhe riparimin e tyre në kohë.
  • Njohuri të mira të proçesit dhe të linjave.
  • Aftësi leximi dhe kuptimi i manualeve teknike të produkteve.
  • Njohja e rregullave të sigurimit Teknik.
  • Aftesi të punës individuale dhe në grup.
  • Komunikues i mire dhe dëgjues i vëmendshem.
  • Njohja dhe përdorimi në nivelin bazë të kompjuterit dhe paketës Microsoft Office.
  • Preferohet të zotërojë aftesi në drejtimin e mjetit dhe patentë të kategorisë B.
  • Kompania ofron trajnim dhe zhvillim të brendshëm profesional, duke u integruar dhe përditësuar me të rejat teknologjike të kohës.

Kandidatёt duhet tё dёrgojnё CV duke specifikuar pozicionin nё subjekt ne emailin: contact@teoren.al
Vetёm kandidatёt e pёrzgjedhur do tё kontaktohen.

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • Experience2 Years
  • GenderMale
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.