WEB Administrator Specialist

Punajuaj
  • Post Date: January 12, 2022
  • Apply Before: May 13, 2022
  • Applications 0
  • Views 5
Job Overview

Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale Neptun shpk është pjesë e BALFIN Group e specializuar në tregëtimin e pajisjeve Elektroshtepiake.

Përmbledhja e pozicionit: “WebAdministrator është përgjegjës për ndjekjen e performancës së faqes së web neptun.al. Përditësimin dhe pasurimin me informacion si edhe të qënit koherent me mënyra optimizmi të eksperiencës konsumatore gjatë lundrimit në faqe”.

Detyrat

Funksionet thelbesore të punës:

  • Koordinon mirëmbajtjen e faqes së internetit të Neptun.
  • Përditëson me informacion faqen e internetit sipas fushatave dhe projekteve.
  • Bashkëpunon me zhvilluesit për analizimin apo zgjidhjen e problemeve gjatë përdorimit të website.
  • Gjurmon, përpilon dhe analizon të dhënat e përdorimit të faqes së internetit.
  • Kryen testime si përdorues ose analizon përdorimin për të përcaktuar efektivitetin ose përdorshmërinë e faqeve të internetit.
  • Mbledh, analizon dhe dokumenton reagimet e përdoruesve për të gjetur ose zgjidhur problemet.
  • Rishikon dhe përditëson përmbajtjen e faqeve të internetit në kohën e duhur, duke përdorur mjetet e duhura.
  • Zhvillon strategji optimizimi që rrisin renditjen e rezultateve të motorit të kërkimit të faqes së internetit të kompanisë.
  • Bashkëpunon ngushtë me ekipin e zhvillimit të web-it për të siguruar që praktikat më të mira të SEO ndiqen siç duhet në përmbajtjen e faqes në internet.
  • Përgjegjës për optimizimin e faqeve për marketingun e motorëve të kërkimit.
  • Bashkëpunon me persona te tjerë brenda departamentit të marketingut për të menaxhuar strategjinë e SEO.
  • Teston faqet e internetit nëpër browsers, sisteme operative dhe pajisje (pc, mobile).
  • Optimizoni shpejtësinë e ngarkimit dhe kapacitetin.
  • Modifikon pamjen dhe tiparet e website për të krijuar eksperiencën më të mirë konsumatore gjatë lundrimit në faqe.
  • Monitorimi dhe analiza e performancës së faqes (p.sh. trafiku, konvertimet, koha e shpenzuar).
  • Koordinon me dizajnërët dhe programuesit për hartimin e faqes.
  • Rregullon lidhjet që nuk punojnë dhe fotot që nuk shfaqen siç duhet. Identifikon trendet dhe zhvillimet e reja, dhe optimizon shpenzimet dhe performancën bazuar në të dhënat që merr nga matjet.
  • Sjell ide, metoda, strategji të reja dhe krijuese të rritjes së performancës në web.
  • Ndjek procesin e shitjeve online dhe bashkëpunon me agjencitë dhe partnerët e tjerë të shitjeve.
  • Vlerëson teknologjitë në zhvillim.
  • Propozon dhe sugjeron adoptimin e tyre në rastet kur është e përshtatshme.

Kualifikimet

Kërkesat teknike:

  • Minimumi 2 vjet experiencë pune në këtë profil;
  • Arsimi i lartë;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike sidomos platformat e Google, aplikacione ndihmuese, JavaScript, html.
  • Aftësi shumë të mira analizuese dhe në përgatitjen e raporteve.

Aftësi personale:

  • Në këtë rol, ju duhet të jeni i orientuar në detaje dhe një komunikues i shkëlqyer.
  • Balancimi i një syri kreativ me një mendje analitike është thelbësor.

Kushtet e punës: Grupi BALFIN ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Mënyra e aplikimit*
: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre në adresën HR@neptun.al

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • Experience2 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.